Sipas ekspertëve, norma e inflacionit do të bjerë nën 10% deri në fund të vitit. Megjithëse ka kushte për një reduktim më drastik të produkteve përfundimtare, kjo nuk ndodh në Maqedoni dhe njohësit nuk janë optimistë se kjo do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Përveç inflacionit sonte në Magazinën Ekonomike, që transmetohet sonte në orën 22 e 20 në Alsat, u trajtuan edhe tema që lidhet me mungesën e stafit të punës dhe likuiditetin e çrregulluar në të cilin ndodhet ekonomia.
“Ne do të kemi një stabilizim të inflacionit, megjithëse çmimet do të mbeten në një nivel më të lartë se ato që kemi parë para kësaj krize”, u shpreh Bllagica Petreski – Finance Think.