Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeIbrahimi: LEN nuk heq dorë nga anëtari në KSHZ, nuk përjashtojmë bllokimin...

Ibrahimi: LEN nuk heq dorë nga anëtari në KSHZ, nuk përjashtojmë bllokimin e vendvotimeve!

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një deklaratë për TV21 ka thënë se ata nuk heqin dorë nga anëtari në KSHZ. Ibrahimi duke u përgjigjur pyetjes se nëse do ta përdorin gazlotsjellës në Kuvend, sikurse Vetëvendosja, tha se përpara metodave radikale ka metoda tjera të cilat mund të përdoren për të shprehur pakënaqësinë.

Në rast se në zgjedhjet e 8 majit shkohet pa përfaqësues të opozitës shqiptare në KSHZ, Ibrahimi thotë se do të bllokojnë vendvotimet.

“Në qoftë se ky pushtet përfundimisht vendosë të shkojë në zgjedhje me përbërje të cunguar të KSHZ-së, kjo do të na imponojë që ne të zgjedhim metoda të tilla me të cilat do të synojmë fillimisht të mbrojmë votën e elektoratit tonë, që nuk përjashtohet duke i bllokuar vendvotimet. Kjo do të jetë një njollë e zezë për demokracinë e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Ibrahimi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit