Meri Shehu mbajti premtimin që bëri në publik një ditë më parë. Pasi i shpëtoi eliminimit, ajo puthi në buzë Meriton Mjekiqin, të cilit një ditë më parë i tha se “do të të puth ku të duash ti”.
“E mbajta fjalën” tha Meritoni.
“Meri të lutëm na kapi emocioni i eliminimit dhe atë puthjen tendë shkarazi nuk e kemi, mund ta puthësh edhe njëherë”, i tha moderatori Ledjon Liço.
“Patjetër”, u përgjigj Meri, e cila u çua dhe i dha puthjen në buzë.
Çfarë diskutuan dje banoret:
Meritoni: Cka do ndryshosh nëse vazhdon të qëndrosh në shtëpi?
Meri: Do të të puth ty, e sigurt. Japim premtimet
Meritoni: Dashuri më jap fjalën
Meri: Është premtim para publikut
Meri: Ku do të të puth mo vlla?
Meritoni: E din ti
Meri: Është shumë private kjo puthje, do ta tregojmë për publikun, por ndoshta jo për banorët