Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteI punësuari në pompën e benzinës të MPB-së ka vjedhur 800 litra...

I punësuari në pompën e benzinës të MPB-së ka vjedhur 800 litra karburant që nga nëntori

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal ndaj B.M. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “evazion”.

I denoncuari, punonjës në pikën e karburantit të MPB-së në kazermën Gjorce Petrov në Shkup, në mënyrë të paligjshme ka marrë për vete më shumë se 800 litra karburant jashtë kazermës nga nëntori i vitit 2023. Më 31 tetor 2023, në dalje nga kazerma, në automjetin e tij janë gjetur disa bidona të mbushura me 110 litra naftë dhe 75 litra benzinë, të cilat i ka mbushur në pompën e kazermës, tha MPB.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit