Me datë 03.12.2024 ora 15.15 në Drejtorinë Policisë Tearcë, personi R.V. (37) nga fshati Dobrosht ka raportuar se në mënyrë të kundërligjshme i është sekuestruar një automjet pasagjerësh i tipit ,,Opel Vectra” me targa të Tetovës, të cilën e ka parkuar me dyer të hapura më datë 26.11.2024 rreth orës 15:00 në një pronë private, përkatësisht në oborrin e shtëpisë të personit A.I. në fshatin Dobrosht me çelësat në derën e shoferit. Po merren masa për gjetjen e mjetit.