Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka lavdëruar “pasionin e kosovarëve” për të festuar 4 Korrikun. Ai tha se për këtë ndihet “thellësisht i nderuar”.
“Jam i kënaqur që ndoqa dhe mora pjesë në shumë festime dje në Prishtinë të organizuara për nder të pavarësisë së SHBA-së. Pasioni i kosovarëve për t’u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë Amerikane është unik, dhe për këtë jam thellësisht i nderuar. Gëzuar 4 Korriku, të gjithëve!”, ka shkruar Hovenier.
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy?ref=embed_post&__tn__=-UC