Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëHelmim masiv, 20 kadetë përfundojnë në spital

Helmim masiv, 20 kadetë përfundojnë në spital

20 kadetë të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” me simptoma të vjellave kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive në Shkup. Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana, tha se 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të gjithë kanë pasur simptoma të lehta, përveç një personi i cili është mbajtur për trajtim, por është në gjendje të mirë shëndetësore. Të tjerët pas ndihmës mjekësore janë kthyer në Akademi. Informacioni është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes nga ku bëjnë të ditur se dje në orët e para të mëngjesit 20 kadetë dhe dy oficerë të qendrës së trajnimit të kadetëve janë ankuar për dhimbje barku të shoqëruara me të vjella. Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Qendra Mjekësore Ushtarake së bashku me inspektorët e Qendrës për Shëndetit Publik dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të hetojnë shkakun e këtij rasti. /Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit