Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeHarta e Kosovës me flamurin e Serbisë – Polici nga Kumanova, shpërndan...

Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë – Polici nga Kumanova, shpërndan përmbajtje ekstremiste nacionaliste

Polici Miroslav Aleksiq, nga Kumanova mbrëmë në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë përmbajtje ekstremiste kundër Republikës së Kosovës, shkruan Alsat.

Ai ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, duke dashur kështu të pretendojë se “Kosova është Serbi”.

Aleksiq, shërben si nënpunës policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aty ku ka dhënë betimin për të respektuar rendin, ligjin dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Republika e Kosovës, është e njohur zyrtarisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet i Pavarur dhe Demokratik.

Nuk dihet nëse Kontrolli i Brendshëm në MPB do të ndërmerr masa disiplinore ndaj nënpunësit Aleksiq./ Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit