Wednesday, January 1, 2025
spot_img
BallinaKurioziteteHaradinaj, Kurtit: Po e mbron krimin dhe korrupsionin duke mos shkuar në...

Haradinaj, Kurtit: Po e mbron krimin dhe korrupsionin duke mos shkuar në prokurori për t’u deklaruar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mosparaqitja e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është dëshmi se i pari i ekzekutivit nuk është në anën e ligjit por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin për mbrojtje të krimit dhe korrupsionit, duke thënë se qëndrimi i tij tregon se ai është në anën e të akuzuarve dhe nuk respekton thirrjet e Prokurorisë për të dhënë shpjegime.

“Lufta kundër korrupsionit ose hajnisë nuk është e lehtë ka qenë e vështirë gjithmonë ka pasur shqetësime për korrupsion edhe në të kaluarën në të gjitha qeveritë edhe në qeverisjen time. Mirëpo çdoherë zyrtarët shtetëror udhëheqësit e shtetit kanë qenë me ligjin dhe në anën e prokurorëve”, tha Haradinaj në EO.

Është hera e parë në historinë e Kosovës, që kryeministri nuk është me ligjin e as me prokurorin por është me hajnin me të akuzuarit për hajni edhe kjo sjellja e tij e mos shkuarjes në intervistim është inkurajim për korrupsionin për krimin e hajnin, është veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin ligjor edhe na dëmton shumë planin ndërkombëtarë sepse vlerësimi për shtetin ligjor të Kosovës dobësohet kur kryeministri nuk e respekton ftesën e prokurorit”.

Ai e quan veprimin e Kurti si një mbështetës për korrupsionin dhe krimin, duke theksuar se kjo sjellje është një veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit