Sunday, October 6, 2024
spot_img
BallinaLajmeHaradinaj: Është i mallkuar ai që i ndihmon Albin Kurtit të mbetet...

Haradinaj: Është i mallkuar ai që i ndihmon Albin Kurtit të mbetet kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin ka treguar nëse do të synojë të marrë postin e presidentit të Kosovës, ashtu siç është përfolur në muajt e fundit.

Ai ka thënë se nuk është perfekt, por ka shtuar se është njeri që i kryen punët e Kosovës dhe se për këtë i besojnë edhe aleatët e shtetit.

“Nëse do ta udhëheq qeverinë e Kosovës që do të jetë hera e tretë, nuk ka rëndësi kur vjen posti i presidentit a do të dalë apo do ta marr sepse është folur shumë. Nuk ka shumë rëndësi. Ajo që kam dëshirë është që ta nxjerrë Kosovën prej ku është sot, për këtë e kërkoj votën e qytetarit, që ta anëtarësojmë Kosovën në NATO sepse mendoj se çlirohemi në çështjet e sigurisë, zgjidhen përjetësisht për ne, pastaj zgjidhen çështjet ekonomike. Njohja nga Serbia për mua është shumë më pak se hyrja në NATO sot”, ka thënë Haradinaj.

“Aleanca nuk e ndihmon që Kurti të vazhdojë si kryetar Qeverie. Aleanca nuk e ndihmon një mandat të radhës të Kurtit. Nuk na duhet [pozita e kryeministrit] nuk na vyen. Është i mallkuar ai që i ndihmon këtij që të mbetet edhe një ditë kryetar i qeverisë. Mos e harroni këtë fjalë që e thash”, ka thënë ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit