Zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot i dorëzuan kreut të BFI-së, Shaqir Fetahut aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” Shkup.
“Pas 40 viteve nga themelimi i Medresesë së Bashkësisë Fetare Islame dhe shumë gjeneratave medresantë, kabineti jonë qeverisës, që mbahet mend për punët e mëdha të kryera, ia dorëzoi Kryetarit të BFI-së z. Shaqir Fetahu dhe kolegëve nga BFI, edhe aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” në Shkup. S’kishte mënyrë më të mirë për ta përcjellur muajin e shenjtë të Ramazanit dhe për të pritur festën e bekuar të Bajramit. Urime të gjithëve”, ka ndarë një postim në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri Artan Grubi ku shihet në foto i shoqëruar nga ministri i arsimit, Jeton Shaqiri dhe zëvendësministri i mbrojtjes, Tiron Jajaga.