Me datë 12.03.2024 në ora 13:10 në Shkup, në zonën e Karposhit, zyrtarët policorë të Njësisë për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në SPB Shkup, kanë privuar nga liria N.S.(51) nga Tetova, me banim në Shkup.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri ngjyrë kafe.
Ajo është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.