Emisari Special amerikan për Krizat Globale, Richard Grenell, ka bërë thirrje për mbylljen e Radio Evropa e Lirë (REL) dhe Zërit të Amerikës (VOA).
Ai ka argumentuar se këto media të financuara nga taksapaguesit amerikanë janë të mbushura me aktivistë të së majtës ekstreme dhe se janë relike të së kaluarës që nuk nevojiten më.
“Këto media janë të mbushura me aktivistë të së majtës ekstreme. Kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së kaluarës. Nuk na duhen media të financuara nga qeveria”.
Radio Free Europe and Voice of America are media outlets paid for by the American taxpayers.
It is state-owned media.
These outlets are filled with far left activists.
I’ve worked with these reporters for decades.
It’s a relic of the past. We don’t need government paid…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 9, 2025
Këto komente kanë marrë mbështetje nga sipërmarrësi i njohur Elon Musk, i cili ka shkruar: “Po, mbyllini ato”.
“ 1. Evropa tani është e lirë (pa përfshirë burokracinë shtypëse). 2. Askush nuk i dëgjon më. 3. Janë thjesht njerëz të çmendur të së majtës radikale që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë”.