Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeGostivar, Taravari pret në takim liderët e opozitës shqiptare (Video)

Gostivar, Taravari pret në takim liderët e opozitës shqiptare (Video)

Në selinë e komunës së Gostivarit po zhvillohet një takim me kryetarit të ASH-së, Arben Taravari dhe liderëve të partive opozitare shqiptare, Bilall Kasamit të Besës, Izet Mexhitit të LD-së, Afrim Gashit të AAA-së dhe përfaqësuesit të VV-së, Bekim Qokut, shkruan gazeta LAJM.

Para takimit për mediat u prononcuan Mexhiti e Kasami të cilët thanë se qëllimi i këtij takimi është bashkërendimi i aktiviteteve poltike dhe njoftuan se bashkëpunimi me Taravarin pritet të formalizohet ditëve në vijim.

“Do të jetë takim pune, takim solidarizimi në kët situatë në të cilën e kalon ku do të trajtojmë edhe temën e bashkëpunimit, platformës, vizionit, agjendës, takimeve me qytetarë e kështu me radhë”, tha Mexhiti.

“Ne kemi ardhur për një kafe dhe për muhabet me kryetarin e Gostivarit, kryetarin e Aleancës, të bashkëbisedojmë për sfidat që nap resin. Ndryshimi ka nisur. Bashkëpunimi pritet të formalizohet këto ditë”, tha Kasami, shkruan gazeta LAJM.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit