Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeGjykimi kundër Llatasit dhe Llazarovit shtyhet për me 19 qershor

Gjykimi kundër Llatasit dhe Llazarovit shtyhet për me 19 qershor

Gjykimi kundë gazetarit Dragan Pavlloviq Latas dhe influencuesit Stefan Llazarov, të akuzuar për veprën penale “përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik”, u shty për më 19 qershor, pasi mbrojtja kërkoi që t’u dorëzoheshin provat e plota që i disponon Prokuroria me qëllim që ta kompletojnë mbrojtjen.

I akuzuari i parë Llatas ka treguar se kërkon transkriptimin e përmbajtjes së cd-ve që janë prova në procedurë, për të cilën përfaqësuesit e Prokurorisë thanë se i akuzuari kishte hapësirë ​​të mjaftueshme për të kërkuar nga ata të gjitha provat e nevojshme, por se nuk kanë asgjë kundër kërkesës së tyre, në lidhje me transkriptin e kërkuar, megjithëse theksuan se nuk kishte nevojë për të, ndërsa prokurori theksoi se provat që kanë të bëjnë me dokumentimin e kanalit të Llazarovit në Jutjub dhe profilin e tij në Fejsbuk nuk përmbajnë materiale zanore.

I akuzuari i parë ka kërkuar që të jepet i gjithë emisioni që është subjekt i aktakuzës për të mos dalë jashtë kontekstit.

“I gjithë emisioni mund të japë një përfundim, jo ​​thjesht një kontekst i nxjerrë nga një minutë dhe i komentuar si vlerësim personal, si për të qeshur”, tha Llatas.

Mbrojtja mbetet në qëndrimin se atyre duhet t’u sigurohen të gjitha provat e nevojshme në mënyrë që të mund ta kompletojnë mbrojtjen.

Rastin e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, e cila tha se mbrojtja ka pasur kohë të mjaftueshme për të kërkuar të gjitha provat që u nevojiten, por për të mos cenuar të drejtën e mbrojtjes, seanca do të shtyhet.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit përmes një sistemi kompjuterik përhapën prezentim racist dhe ksenofobik të një ideje që promovon dhunën ndaj grave, gjë që shkaktoi reagime dhe një ndjenjë neverie dhe ankthi në publik.

Llatasit, Gjykata Penale i ka caktuar masën parandaluese për shkak të pranisë, përkatësisht konfiskimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit, gjegjësisht ndalimin e lëshimit të tij dhe ndalimin e kryerjes së disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale, përkatësisht ndalimin e paraqitjeve publike që promovojnë përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike, ndërsa Llazarovit iu ndaluan paraqitjet publike. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit