Thursday, December 12, 2024
spot_img
BallinaLajmeGjykata Kushtetuese shtyu seancën për gjuhën shqipe, vendosi për organizimin e një...

Gjykata Kushtetuese shtyu seancën për gjuhën shqipe, vendosi për organizimin e një seance përgatitore

Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim final lidhur me iniciativat për shfuqizuar nene të Ligjit për gjuhët, gjegjësisht për gjuhën shqipe, njofton INA.

Propozimi për shtyrjen e seancës u bë nga gjykatësja e Kushtetueses, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për këtë çështje dhe vendosi të ketë seancë përgatitore në të cilën, ekspertë profesorë, por edhe parti politike të marrin pjesë në debat dhe të paraqesin argumentet e tyre në lidhje me Ligjin për Gjuhët.

Ky propozim kaloi me 5 vota pro dhe vetëm një kundër.

Kundër këtij propozimi ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila që sot njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancën përgatitore, për shkak se siç tha një gjë e tillë është e panevojshme duke pasur parasysh faktin se kemi një vendim të Komisionit të Venecias.
Ndërkohë gjykatësit që pranuan propozimin thanë se qëllimi është që të tregohet transparencë.

“Ne nuk duam të jemi të famshëm, por të drejtë”.

Ata gjithashtu i bënë thirrje gjykatësve që nuk ishin në seancë që të marrin pjesë në seancën përgatitore.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit