Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeGjeti vdekjen në liqenin e Ohrit, qytetari tregon si u bë e...

Gjeti vdekjen në liqenin e Ohrit, qytetari tregon si u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 44-vjeçarit

44-vjeçari me inciale J.S. nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut ka gjetur vdekjen pasi ka hyrë për t’u larë në liqenin e Ohrit. Policia njoftoi më herët se ka dyshime se 44-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Në vendin e ngjarjes, ka pasur edhe persona të tjerë, të cilët pasi kanë parë trupin janë afruar për të ndihmuar për ta nxjerrë nga liqeni.

Njëri nga ata tregon se si u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 44-vjeçarit.

Qytetari: Duke kaluar rastësisht, ishte një i mbytur aty pranë bregut. Ja erdhi edhe skafi, e nxorrëm. Tani ta identifikojnë se kush mund të jetë sepse thonë që është maqedonas dhe jo shqiptar.

Pyetje: Ti e nxorre?

Qytetari: Erdhën dhe shokët e tjerë me varka e kapëm dhe e nxorrëm. Ne nuk e dimë fare, thjesht rastësisht qëlloi që e pamë aty duke kaluar rastësisht. Kaluam atje, siç erdhi skafi, i ndihmuam për ta nxjerrë trupin.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme në fshatin Udënisht, Pogradec në liqenin e Ohrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës./tvklan.al

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit