Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeGjermania miratoi ligjin për viza pune, kërkohen edhe 400 mijë punëtorë, çfarë...

Gjermania miratoi ligjin për viza pune, kërkohen edhe 400 mijë punëtorë, çfarë do të thotë kjo për rajonin?

Sa më shumë ndryshime që bënë Gjermania në drejtim të procedurave për marrjen e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor aq më shpejt ky rajon do të shndërrohet në një zonë “lufte” pa luftë sepse do të mungojnë shumë qytetarë dhe të rinjtë do të hapërojnë jashtë vendlindjeve të tyre. Së fundmi Bundestagu gjerman ka miratuar ligjin për viza pune me çka lehtësohet hyrja e fuqisë punëtore në Gjermani. Përmes këtij miratim ligji Gjermania kërkon 400 mijë punëtorë e të mirëseardhur janë ata nga Ballkani. Megjithatë, ky sa mund të jetë lajm i mirë për të rinjtë që duan të prosperojnë pa u penguar, është edhe lajm i keq për vendet e rajonit që tani më krahas krizave të shumta që kanë, do tu shtohet edhe kriza më e rëndë dhe e parikuperueshme, “kriza për banorë”. Sepse, tani Gjermania ka hapur dyert dhe po kërkon 400 mijë punëtorë, shifër e lartë që do të tërheq numër të madh të qytetarëve nga rajoni, shkruan Zhurnal.

Lehtësohet hyrja e fuqisë punëtore në Gjermani –

Gjermania miratoi ligjin për vizat e pinës me çka lehtësohet hyrja e fuqisë punëtore, e kërkohen 400 mijë punëtorë, nga Ballkani Perëndimor punëtorët janë të mirëpritur në Gjermani. Në këtë mënyrë pritet që Gjermania të përballet me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore. Megjithatë, ligji do të funksionojë vetëm nëse ulen pengesat burokratike.

“Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është vlerësuar si një nga pengesat më të mëdha të rritjes së ekonomisë gjermane. Na duhen emigrantë. Na duhen thuajse 400.000, por duhet të ulen procedurat burokratike. Është e palejueshme që duhet të plotësoni 17 aplikacione të ndryshme për të sjellë një kujdestare në vend”,tha Nensi Fejzer, Ministre e Brendshme e Gjermanisë.

Ligji i ri bazohet në sistemin e pikëve, ku të huajve do t`u mundësohet të kërkojnë punë nëse kanë së paku 6 pikë nga kriteret që kërkohen. Mes tyre janë njohja e gjuhës, diploma universitare dhe profesionalizmi. Atyre që janë me kualifikim të lartë do t`u lejohet që krahas bashkëshortit ose bashkëshortes t`i sjellin edhe të afërmit – derisa mund t`i përmbajnë.

Kandidatët që do të kenë pikët e nevojshme, do të pajisen me të ashtuquajturën “kartelë të mundësisë”, që ofron mundësi për punë të përkohshme madje edhe punësim provë.

Gjithashtu, Ministria e Punës e Gjermanisë ka bërë një dispozitë sipas së cilës 50 mijë persona në vit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do të mund të punësohen dhe të vendosen në Gjermani. Berlini ka lejuar më parë 25.000 njerëz nga Ballkani Perëndimor të emigrojnë në Gjermani në vit, kështu që kjo shifër do të dyfishohet në të ardhmen.

Ministria gjermane e Punës do të zgjasë sot të ashtuquajturin rregull në Ballkanin Perëndimor me një vit, raporton DW. Rregulli për Ballkanin Perëndimor nuk është pjesë e ligjit të ri të emigracionit, por është pjesë e një dispozite që po diskutohet paralelisht në radhët e qeverisë gjermane.

Disa anëtarë të qeverisë janë kundër një rregulloreje të veçantë për Ballkanin Perëndimor që do të zbatohej jashtë ligjit të ri të imigracionit, njëri prej tyre është politikani i Partisë së Gjelbër, përgjegjës për politikën e brendshme, Misbah Khan.

“Qëllimi ynë duhet të jetë ta bëjmë Gjermaninë tërheqëse për emigrantët në atë masë që rregullat si ky në Ballkanin Perëndimor të bëhen të tepërta”, tha Kahn.

Nevojat e mëdha për fuqi punëtore në Gjermani po largojnë rininë nga vendet e Ballkanit-

Gjermania ka nevojë të madhe për fuqi punëtore. Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur gjatë vitit 2022 se ky vend ka nevojë çdo vit për rreth 400.000 punëtorë të kualifikuar nga vende të tjera, në veçanti në ekonomi, shëndetësi dhe profesione të tjera. Ndërsa Ballkani Perëndimor shihet si një rezervuar i lakmueshëm i fuqisë punëtore. Por kjo njëkohësisht thellon problemet me emigrimin e të rinjve dhe mungesën e fuqisë punëtore në vendet e kësaj zone pra në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sa më shumë rritet nevoja për punëtorë në Gjermani aq më shumë rritet numri i të rinjve që lëshojnë vendet e tyre amë, tashmë çështja e shkuarjes në Gjermani ka mbet vetëm çështje teknike sepse pothuajse numri dërrmues i të rinjve ka ndarë mendjen dha ka marr një vendim të tillë.

Pasojat do të vërehen në një të ardhme jo të largët, pasi veçmë janë paraqitur nevojat e para për punëtorë në vendet e Ballkanit Perëndimor që nëse para 10 viteve ka qenë e vështirë për një vend pune tani në çdo cep të çdo qyteti shihen letrat e vendosura nëpër biznese duke kërkuar punëtorë. Sektorët që kanë vërejtur simptomat e para të këtij fenomeni janë gastronomia dhe investitorët e jashtëm që realisht nuk mund të zhvillojnë bizneset e tyre edhe përkundër investimeve që kanë bërë.

Dhe, tani kur shihen ndryshime që bëhen në drejtim të lehtësimit për punëtorët që dëshirojnë të punojnë në Gjermani, shihet lehtësisht edhe e ardhmja e rajonit që do të zbrazet për një kohë shumë të shkurtë, duke u shndërruar në një zonë ku mungon perspektiva, dhe si pasojë e dëshpërimit nga zgjatjet e integrimit evropian kolektiv si shtete, të rinjtë po ndajnë mendje të integrohen si individë, më shpejt dhe më mirë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit