Në Gjermani, nga sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për dhënien e vizave për punëtorët e kualifikuar nga Maqedonia dhe të tjerët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto rregulla u mundësojnë hyrjen në Gjermani për të kërkuar punë deri në një vit pa nevojën për kontratë pune paraprake.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme gjermane, këto masa janë pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të adresuar mungesën e punëtorëve të kualifikuar. Në kuadër të rregullores së zgjeruar, punëtorët nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova do të mund të qëndrojnë në Gjermani në mënyrë shumë më të lehtë, me një kuotë vjetore që është rritur në 50,000 persona, dyfishi i numrit të lejuar më parë.
Kushtet për këtë “kartë shansi” përfshijnë të paktën dy vjet trajnim profesional ose një diplomë universitare të njohur, si dhe njohjen e gjuhës gjermane ose angleze. Kjo risi synon të thjeshtojë burokracinë dhe të shkurtojë procedurat administrative, duke hapur rrugën për një integrim më të shpejtë dhe efikas të punëtorëve në tregun gjerman të punës.