Wednesday, October 2, 2024
spot_img
BallinaLajmeGjenden të vrarë arusha dhe dy këlyshët e saj, VMRO me akuza...

Gjenden të vrarë arusha dhe dy këlyshët e saj, VMRO me akuza për komunën e Mavrovë-Rostushë

Në fshatin Zhirovnicë në Komunën e Mavrovë – Rostushës, janë vrarë një arushë dhe dy këlyshë, tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stojkovski.

“Sot jemi të tronditur se një arushë dhe dy këlyshë janë vrarë në fshatin Zhirovnicë”, tha ai.

Ai sqaroi se pas raportimit të Parkut Kombëtar “Mavrovë”, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit është afruar në vendngjarje.

Sipas informacioneve të autoriteteve, mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Zhirovnicë, para hyrjes në fshat, është vërejtur se janë qëlluar me armë zjarri tre arinj – një femër me dy këlyshë.

VMRO-DPMNE ka reaguar në lidhje me vrasjen e tre arushave në Rostushë të Komunës së Mavrvovës duke theksuar se ndërmarrja publike komunale nuk ka hequr deponitë e egra dhe kjo ka bërë të tërheq kafshët e egra.

“Në anën tjetër, Parku Nacional Mavrova në vend të mborjtjes së mjedisit jetësor, është e orientuar në biznes, prerje të drunjve dhe në vazhdimësi mshel sytë ndaj gjuetisë pa leje”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se vetëm në Maqedoni arushat po vriten në vend se të mbrohen, kurse në parqet nacionale në vend së të mbrohet natyra, po bëhet biznes për shkatërrimin e saj.

“Parku nacional dhe kjo Qeveri bëri makinë biznesi për të fortët lokal. Është sekret publik se prerja e drunjve në pjesët më të gjelbra të Maqedonisë. Autoritetet e tanishme e dinë se do të përgjigjen për gjitha dyshimet për punën e paligjshme”, thonë nga kjo parti.

Ata kërkojnë nga institucionet të ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit