Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve MIA, duke bërë paralele për zhvillimet në Samitin e dhjetorit të BE-së, kur e ashtuquajtura “kafe e Orbanit” mundësoi vendimin për nisjen e negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë dhe nëse kjo mënyre e miratimit të vendimeve ishte e mundshme për Maqedoninë e Veriut, ka potencuar se zgjidhja për vendin është vënë në tavolinë në korrik 2022, kur janë hapur negociatat aderuese, kurse që të zbatohet hapi i radhës, duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese.
“Zgjidhja për këtë problem ishte vënë në tryezë me marrëveshjen e korrikut 2022, me të cilën RMV-ja hapi negociatat aderuese, më pas nisi dhe përfundoi procesin e skriningut. Tani që të kalohet në hapin e ardhshëm, konform marrëveshjes së Korrikut 2022, duhet të zbatohen ndryshimet kushtetuese për qytetarët që identifikohen si Vullgarë. Është ky vendim sovran I vet vendit, e jo vendeve anëtare të BE-së. Vendimi ju takon juve” – tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së në RMV.
Lidhur me mundësinë për ndryshimin e kornizës Negociuese, sipas shembullit të modelit të ri të vendimarrjes që ndërlidhet me “kafen e Orbanit”, që ia ofroi kancelari gjerman Olaf Sholc, euroambasadori Gir është shprehur I prerë se BE-ja nuk e ka ndërmend që sërish ta hap dokumentin.
“Pyetja e parë është nëse mund të arrihet marrëveshje më e mirë. Ndoqa disktimet që u zhvilluan në vjeshtën e vitit 2020 deri në marrëveshjen e korrikut 2022. U bënë kompromise nga të dyja palët. Asnjëra palë nuk ishte 100% e kënaqur. Mendoj se BE-ja nuk e ka ndërmend që sërish ta hap kornizën negociuese. Tashmë marrëveshja është dakorduar dhe shohim përpara për shumë çështje tjera” – tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së në RMV.
Duke marrë parasysh se ndryshimet kushteteuse mbetën në prapavijë të zgjedhjeve të ardhshme të dyfishta, kurse lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vazhdon të mbetet në qëndrimin se nuk I pranon këto ndryshime dhe me ardhjen në pushtet do të gjejë zgjidhje tjetër, Ambasadori Gir potencoi se nëse VMRO-DPMNE-ja është parti që synon BE-në e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë. /KlanMacedonia/