Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik Gërvalla ka përmendur dy fakte që sipas saj kanë qenë të rëndësishme për heqjen e vizave.
Sipas Gërvallës sundimi i ligjit dhe reformat kanë qenë shumë të rëndësishme për heqjen e vizave.
“Mendoj që më e rëndësishmja çfarë ka ndodhë në Republikën e Kosovës dhe që e ka mundësuar liberalizimi i vizave ka qenë vota 14 shkurtit e vitit 2021… që ka qenë një votë kundër krimit dhe korrupsionit në vendin tonë. Unë mendoj që ai ka qenë mesazhi më i rëndësishëm për të gjitha vendet që kanë qenë skeptike. Ajo çfarë pasojë më vonë, rezultatet e dukshme në luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformimi i institucioneve, progresi i dukshëm në institucioneve tona, por njëkohësisht sundimi i sistemit të ligjit dhe demokracisë, kjo ka qenë elementarja ajo që ka hequr skepticizmin, padashur aspak të injorojë kontributin që është dhënë para nesh, duhet theksuar se sundimi i ligjit dhe reformat kanë qenë shumë të rëndësishme, tek ato shtete që kanë hezituar, ndryshe nuk do të kishte ndodhur liberalizmi i vizave”, ka thënë Gërvalla në Tëvë 1.
Theksojmë se liberalizimi i vizave për Kosovën ka hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.