Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar që njeriu kryesor i organizimit të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Millan Radoiçiq, t’i dorëzohet Kosovës.
Gërvalla ka thënë se shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi.
“Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një sharadë [farsë]. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”- ka shkruar ajo në platformën X, ish Twitter.