Thursday, January 15, 2026
spot_img
BallinaLajmeGeopost: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin

Geopost: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin

Dikush nga Manastiri i Banjskës ka tradhtuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot për “Geopost” një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.

“Dje dikush e tradhtoi presidentin Vuçiq dhe shërbimet e inteligjencës serbe do ta hetojnë këtë”, tha burimi.

Sipas tij, Vuçiq është tradhtuar në lidhje me rezistencën në Banjskë.

“Të paktën 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë, serbët e Kosovës dhe pozitën e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama -spot_img

më të shikuara