Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteGazetari amerikan interviston Putinin

Gazetari amerikan interviston Putinin

Ish-moderatori i “Fox News”, Tucker Carlson, ka thënë se do ta intervistojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë.

Në një video të postuar në “X”, dikur në Twitter, Carlson nga Moska ka thënë se donte të bënte intervistën sepse “amerikanët kanë të drejtë të dinë gjithçka që munden për një luftë në të cilën janë të përfshirë”.

Kjo do të ishte intervista e parë kokë më kokë e Putinit me një gazetar perëndimor që kur nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Kremlini ka konfirmuar se intervista ka zgjatur rreth dy orë dhe do të publikohet kur të jetë gati. Kanë shpjeguar edhe arsyen pse kanë vendosur që t’i japin një intervistë Carlsonit.

“Ai ka një pozicion që është i ndryshëm nga pjesa tjetër (media perëndimore). Nuk është aspak pro-rus apo pro-ukrainas, por më tepër pro-amerikan, por të paktën bie ndesh me qëndrimin e mediave tradicionale anglo-saksone”, ka thënë Kremlini.

Wall Street Journal raporton se intervista mund të dalë nesër (8 shkurt).

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit