Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeGazetarët “pro” ndarjes së Kosovës, në Shkup me “mision” për ta mbështetur...

Gazetarët “pro” ndarjes së Kosovës, në Shkup me “mision” për ta mbështetur Talat Xhaferin!

Shkruan: Fejzi Hajdari

Gazetarët që preferojnë ndarjen e Kosovës, ata që mbështesin Open Ballkanin, opozitën kosovare, Edi Ramën dhe janë miq të mirë të Vuciqit (të cilët Vuciqi i lavdëron në mediat e Beogradit), erdhën në Shkup për ta mbështetur zgjedhjen farsë te kryeministrit teknik. Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Berat Buzhalla e Adriatik Kelmendi, erdhen për të na i mbushur mendjen se “BDI-ja po bën punë të madhe!!!”.

E bash tua dhjefsha gazetarinë tuaj tallava, biles edhe ardhjen e juaj…! Mercenarë, apollogjet të së keqes shqiptare…

Ju deshtoi opsioni i ndarjes se Kosoves, humbet edhe ne Luginen e Presheves, dhe tani kur po e shihni rrezikun se OpenBallkanisti (lexo: Serpski Svet) i fundit Ali Ahmeti do të humb ne zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni, u aktivizuat per fushatë sa absurde po aq edhe të çmendur! Thone qe mercenaret punojne me leke (si masë stimulative) rrjedhimisht dhe ardhja juaj mu duk shume e dyshimtë!

Paramendoni si halabaké shkelët e nuk respektuat as rregullat e protikollit – u ulet aty ku s’e kishit vendin, erdhe me vetura zyrtare te parlamenti e gjithandej…, vaj halli mjerim. Deshmuat se nuk dini te frymoni e silleni as institucionalisht. Maqedonasit ju shikonin sikur te ishit kllounë. Turp! Parlamentin e shndërruat në cirk e tezgë pazari…

Pse more ju “shqiptarët të mëdhenjë” asnjehere s’e patë të udhës të vini të shikoni se si jetojnë sot femijet e ushtarëve dhe invalidëve të UÇK-së në Sllupçan, pse asnjëherë nuk u interesuat për hapjen e paraleles shqipe në Çashkë (per te cilen po shfaqin interesim gazetarët sllovenë), në Veles, në Idrizovë, ku shqiptarëve jashtë çdo norme e dispozite ligjore ju mohohet e drejta te mësojnë në gjuhen shqipe.

Pse nuk e pyetet Ali Ahmetin per keto pune para se te festonit medemek “fitoren e madhe te absurdit”!

Pse nuk shfaqet as minimum interesi per rastin Monstra, rasti Alfa, Sopotin, rrahjen e nxenesve shqiptarë nga maqedonasit… Pse, pse… dhe shumë “Pse” tjera?!

Prandaj jam i prirur te mendoj se juve ne Shkup ju solli “butoni” te cilin e keni ne distance dhe funksionon sipas interesit dhe sidomos trazohet kur sheh rrezik. Rrjedhimisht jam i prirur te mendoj se pa masa stimulative nuk do te kishit ardhur ne Shkup, sikurse e shpallet Ali Ahmetin per “Personalitet Viti”.

Nuk dua te mendoj se masat stimulative kane qene vendimtare per kete fushate, sepse vaj halli per profesionin tone te gazetarisë. Nese kjo e fundit do te ishte e vertete, ju “kokat e gazetarisë apollogjetike”, do ta promovonit Tallava Gazetarinë te tipi: “Kollku pare, tollku muzika!”.

Ua shkrova ne gjuhen serbe me qellim qe te kerkoni perkthim nga miku juaj Vuciqi.

Apollogjinë e stimuluar po e promovoni si “parim te ri” ne gazetarinë tallava! Per hajër!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit