Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeGAP: Në tremujorin e parë të vitit pritet migrim i madh i...

GAP: Në tremujorin e parë të vitit pritet migrim i madh i kosovarëve, Gjermania destinacioni kryesor

Instituti GAP ka prezantuar sot raportin ‘Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: Ndikimi në fuqinë punëtore”, raporton Gazeta Sinjali’.

Ata kanë kryer anketa, ku nga 1 mijë respodentë, 28 për qind e tyre janë shprehur se planifikojnë që të emigrojnë në zonën Schengen në tremujorin e parë të vitit 2024.

E, arsyet kryesore që përmenden, kushtet ekonomike, ndërsa sektorët që do të preken më shumë nga emigrimi ndërtimtaria, hoteleria dhe gastronomisë.

Blendi Hasaj, hulumtues i lartë në GAP, tha se Instituti ka bërë një hulumtim ku ka anketuar mbi 1000 persona, ku sipas kësaj gjetje pritet që 28 për qind e popullsi të emigroj gjatë periudhës së parë të këtij viti.

“Fokusi jonë ka qenë me ato dinamika që pritet të ndodhin ne tregun e punës. Për të parë se cilët sektorit do të ndikohen më shumë, cila është zgjidhja, gjithashtu kemi analizuar se çka janë nxitësit kryesor që qytetarët janë duke emigruara dhe çfarë të ardhurash kanë familjet e tyre. Sipas statistikave të ASK-së nga viti 2012 deri në vitin 2022, nga Kosova kanë emigruar 338 mijë qytetarë, 18.8 për qind e popullsisë së Kosovës.

Instituti GAP ka kryer një hulumtim të opinionit publik, në kuadër të këtij hulumtimi janë anketuar 1066 respodentë, një gjetje kryesore e kësaj ankete është se nga përgjigjet, del se 28 për qind e tyre planifikojnë që në tre mujorin e parë të vitin 2024 që të emigrojnë në zonën Shengen”, tha ai.

Anisa Zogaj, hulumtuese e lartë në GAP, tha se sektorët që do të preken më shumë nga emigrimi i popullsisë janë sektori i ndërtimtarisë, sektori i hotelerisë dhe gastronomisë, sektori i tregtisë dhe sektori i prodhimtarisë.

Sipas saj, Gjermania është destinacioni kryesor i emigruesve dhe se kushtet ekonomike janë ndër arsyet kryesore që i nxisin qytetarët që të emigrojnë.

“Vetëm në vitin 2022 kanë emigruar 41,553 qytetarë dhe në këtë vit fuqia punëtore aktive është zvogëluar për 21,571 persona, ndërsa fuqia punëtore jo-aktive është zvogëluar për 14,698. Sektorët që priten të preken në masë të madhe nga largimi i punëtoreve, sektori i ndërtimtarisë do të prekte me 18.7 për qind, sektori i hotelerisë dhe gastronomisë 18.7 për qind, sektori i tregtisë 18.1 për qind dhe sektori i prodhimtarisë 12.9 për qind. Shumica e qytetarëve që pritet të emigrojnë janë ata që kanë kryer shkollën e mesme”, tha ajo.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit