Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeFunksionalizohet Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, dorëzohen dokumentet e para

Funksionalizohet Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, dorëzohen dokumentet e para

Funksionalizimi i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është një nga obligimet që po përmbushet. Kështu tha kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para në këtë Institut.

Shefi i Qeverisë tha se nga sot secili mund të dorëzojë materiale të mbledhura mbi krimet e ndodhura gjatë luftës, e që Instituti do t’i arkivojë.

Ky vit shënon 26 vjetorin e një prej kapitujve me të dhimbshëm në historinë tone të krimeve gjenocidiale të Serbisë. Këtë vit festojmë 25-vjetorin e çlirimit dhe 16-vjetorin e pavarësisë. Po bëjmë më të mirën që të adresojmë atë që ka ndodhur. Funksionalizimi i këtij instituti është një obligim që po përmbushet. Për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë kemi themeluar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë”, tha Kurti.

“Krahas institucioneve shtetërore, nga sot dokumentuesit dhe hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm. Mediat, gazetarët e qytetarët kanë institutin që i pret materialet e dëshmitë e mbledhura. Këto materiale do të arkivohen, do t’i shërbejnë institutit në hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Që sot ju ftoj të bashkoheni në këtë nismë. Dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon në parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen, që ta ndërtojmë një shoqëri më paqësore”, tha ai.

Kurti ka theksuar se ky vit shënon 26 vjetorin e një prej kapitujve më të dhimbshëm në historinë tonë, krimet e kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë, por se festojmë edhe 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të arritur me mund e sakrifica.

Drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, tha se ceremonia e sotme nënkupton jo vetëm një hap në dokumentin e luftës por edhe një zotim për të mos i harruar viktimat e luftës.

“Dokumentet që pranojmë sot do të jenë një themel për të dërguar një mesazh që paqja dhe drejtësia janë vlerat që shoqëria i mbron”, ka thënë ai.

E kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK), Ahmet Grajçevci, tha se për 25 vite kanë pasur vështirësi të mëdha në mbledhjen e dëshmive e në ruajtjen e tyre.

Ai tha se më themelim e këtij Instituti tashmë kanë një derë hapur.

“Dua të them që rrugëtimi ynë për 25 vite ka qenë shumë i vështirë në mbledhje e dëshmive, në ruajtjen e materialeve por sot e kemi një derë të hapur. Shumë dëshmi e fakte na kanë humbur duke ndërruar zyre”, tha ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit