Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeFrika nga përhapja e kollës së keqe – Apelohet për vaksinim të...

Frika nga përhapja e kollës së keqe – Apelohet për vaksinim të fëmijëve

Situata me kollën e keqe në vend është e qëndrueshme. Rastet po mbikëqyren, dhe nuk ka vend për panik.

Kështu deklaroi numri një i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive nesër do të mbajë mbledhje ku do ta shqyrtoj gjendjen me kollën e keqe, por dhe rritjen e numrit të rasteve me infeksione respiratorë, shkruan Alsat.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Tani për tani përveç atyre dy rasteve që ishin, nuk kemi rast të tretë, ja nesër komisioni do të tregojë dhe ne e me siguri edhe komisioni do të lëshojë komunikatë… Përsëri bëj thirrje te qytetarët tanë që të vaksinojnë më të vegjlit, ta vaksinojnë popullatën, ne tashmë kemi dhënë urdhër që të shqyrtohen të gjithë kartonët vaksinalë, që t’i thërrasim, ta ndryshojmë këtë vetëdije dhe ta ruajmë ardhmërinë tonë dhe shtetin tonë”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Di-Te-Per është vaksinë për mbrojtje nga kolla e keqe, ndërsa në vendin tonë viteve të fundit ka rënë dukshëm numri i të imunizuarve me këtë vaksinë.

Në muajin janar në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar dy raste me kollën e keqe, ndërsa kjo sëmundje është përhapur shumë në rajon, sidomos në Serbi ku deri janë shënuar rreth 565 raste me kollën e keqe.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit