Në pjesën qendrore të Kumanovës është vendosur një mural apo pjesë të fotografive gjigante me policët që morën pjesën në aksionin e 9 dhe 10 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Autorë të murales shumëngjyrëshe janë anëtarët e shoqatës “Forma” nga Kumanova të cilët kanë ardhur me këtë ide për të nderuar policët e rënë në këtë aksion, por edhe për të gjithë ata që siç thuhet e mbrojtën Kumanovën atë ditë.
Në muralin pak më shumë se dy metra të lartë dhe 15 metra të gjatë, janë paraqitur foto reale të aksionit policor, sipër tyre është vizatuar flamuri maqedonas dhe më poshtë është shkruar mesazhi “Heronjtë jetojnë përgjithmonë”.
Shoqata apelon që të mos shkatërrohet murali pesëmbëdhjetë metra siç thuhet nga qytetarët e papërgjegjshëm.
Në përleshjen e armatosur të 9 dhe 10 majit 2015, mbetën të vrarë tetë pjesëtarë të njësitit special “Tigrat” dhe Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë, ndërsa 37 u plagosën.