Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeFormohet Qeveria e re të Malit të Zi, tre ministra shqiptarë

Formohet Qeveria e re të Malit të Zi, tre ministra shqiptarë

Parlamenti i Malit të Zi mëngjesin e së martës ka votuar Qeverinë e re, të përbërë nga koalicioni me parti proevropiane dhe proserbe. Shqiptarët do të kenë një zëvendëskryeministër dhe do të udhëheqin tri ministry.

Qeveria e re do të udhëhiqet nga ekonomisti Milojko Spajiq i lëvizjes Evropa Tani. Do të ketë 18 ministra dhe pesë zëvendëskryeministra. Nga partitë shqiptare, Nik Gjeloshaj është zgjedhur zëvendëskryeministër për politika ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka, ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike.

Qeveria është zgjedhur në një seancë që ka zgjatur gjatë tërë natës. Votimi është bërë në orët e mëngjesit të së martës. Pro Qeverisë së 44-të të Malit të Zi votuan 46 deputetë, kundër ishin 19 dhe një abstenoi.

Kryeministri 37-vjeçar udhëheq me partinë Evropa Tani, nga e cila doli edhe presidenti Jakov Milatoviq.

Spajiq ka thënë se “synim ka që Malin e Zi ta bëjë Zvicër të Ballkanit e Singapor të Evropës”. Spajiq në fjalimin e tij ka thënë se prioritetet e politikës së jashtme janë anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, anëtarësim më kredibil në NATO dhe përmirësimi i raporteve fqinjësore.

Qeveria është themeluar disa orë pasi u zgjodh Andrija Mandiq kryeparlamentar.

Gjatë debatit, ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se Qeveria e re ka filluar me shkelje të Kushtetutës, pasi Spajiq nuk ka paraqitur programin qeveritar.

Abazoviq ka thënë se synim i Qeverisë së re është që të marrë borxh një miliard euro dhe të marrë 10 milionë euro nga kjo.

“Vetëm kësaj radhe përkujdesuni që paratë të mos shkojnë nëpërmjet Beogradit”, ka deklaruar Abazoviq.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit