Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeForcat mbrojtëse të Izraelit i zgjerojnë operacionet tokësore në krejt Gazën

Forcat mbrojtëse të Izraelit i zgjerojnë operacionet tokësore në krejt Gazën

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan të dielën se i po zgjerojnë operacionet e saj tokësore në të gjithë Gazën, pas rënies së armëpushimit me Hamasin të premten.

“IDF po rifillon dhe zgjeron operacionin tokësor kundër bastioneve të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës,” ka deklaruar zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari në një konferencë shtypi.

“Politika jonë është e qartë – ne do të godasim me forcë çdo kërcënim të paraqitur kundër territorit tonë”.

Sulmet izraelite në Gaza kanë rezultuar në vdekjen e rreth 15,200 palestinezëve që nga 7 tetori, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah, e cila merr shifrat e saj nga Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza./CNN

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit