Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeFlamuri i Jugosllavisë valëvitet në Kavadar, a do të kërkohet përgjegjësi si...

Flamuri i Jugosllavisë valëvitet në Kavadar, a do të kërkohet përgjegjësi si për flamurin “Autoctonus” në Tetovë? (Foto)

Muzika serbe, si zakonisht nuk ka munguar as sivjet në organizimin kushtuar vjeljes së rrushit në qytetin Kavadar të Maqedonisë së Veriut. Dhjetëra mijëra qytetarë nga barë vendi janë mbledhur në këtë qytet për të prezantuar në koncertin e këngëtares nga Beogradi të quajtur Lepa Brena, kurse mediumet në gjuhën maqedonase nuk kanë hezituar që këtë këngëtare ta quajnë “institution në vete”.

Mes  këngëve të ndryshme, ajo ka interpretuar edhe këngën “Unë jam jugosllovene”, transmeton Zhurnal. Gjatë interpretimit të kësaj kënge, në publik është paraqitur edhe flmuri i federatës famëkeqe të Jugosllavisë.

Mbetet të shohim tani nëse në këtë rast policia do të përndjek personin ose personat që valvitën flamurin e Jugosllavisë, ashtu siç u përndjek tetovari 21 vjeçar i cili valoi flamurin “Autoctonus” gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Tetovë, flamur të cilin institucionet në RMV e quajnë “flamuri i Shqipërisë së Madhe”.

Për momentin, për këtë eveniment po raportohet vetëm me tone pozitive, për dalim prej evenimentit në Tetovë. Ndryshe në fotografitë dhe inçizimet e postuara nga ky koncert në rrjetet sociale, janë vërejtur prezentë edhe shumë shqiptarë të njohur, emrat e të cilëve për momentin nuk do i publikojmë.  /Zhurnal

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit