Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e filmaveFilmi “Heshtja e Sirenave”, premierë botërore në Brazil

Filmi “Heshtja e Sirenave”, premierë botërore në Brazil

“Heshtja e Sirenave” do të ketë premierën botërore në një nga festivalet më prestigjoze në botë, Festivali i Filmit Mostra në Sao Palo, Brazil (edicioni i 47, 19 tetor – 1 nëntor).

Filmi “Silence of Sirens” ( Heshtja e Sirenave), me regji dhe skenar nga Gazmend Nela, do të ketë premierën botërore në një nga festivalet më prestigjoze në botë, festivali i filmit Mostra, Sao Palo, Brazil (Edicioni i 47-të), në kategorinë New Film Makers Competition.

Me mbështetje nga Qendra Kinematografike e Kosoves filmi me regji dhe skenar nga Gazmend Nela, është bashkëprodhuar nga Frame production, Ikonë Studio, Alva Film, Albasky Film, Skopje Film Studio, RTS Radio Télévision Suisse, In My Country Post Production.

Me producentë: Arben Shala, Valon Bajgora, Britta Rindelaub, Thomas Reichlin, Paskal Semini, Tomi Salkovski dhe Gazmend Nela.

Në film luajnë: Sunaj Raça, Allmir Suhodolli, Armenis Nokshiqi dhe Rina Krasniqi.

Edicioni i 47-të i festivalit ndërkombëtar të filmit Sao Paulo në Brazil do të mbahet mes datave 19 tetor dhe 1 nëntor.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit