Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeFetai i përgjigjet ashpër Selës: “Shqiptarët o ta falin gjakun o ta...

Fetai i përgjigjet ashpër Selës: “Shqiptarët o ta falin gjakun o ta kërkojnë”

Ish kreu i ASH-së, Ziadin Sela mbrëmë nga Gostivari sulmoi bllokun opozitar. Pas sulmeve që i bëri opozitës, kanë reaguar shumë funksionarë të BESËS.

Në një postim në Facebook, Nuredin Fetahi ia kthyer përgjigjen Ziadin Selës dhe ASH-së, përcjell TS.

“”U zgju Ziadin Sela i cili ra në letargji posa hyri në pushtet dhe papritmas na u shfaq duke kritikuar opozitën dhe Lëvizjen BESA”.

Ai tha mbrëmë se “Lëvizja BESA”  nuk kanë besë dhe e “paskan pre në besë Ziadin Selen”, Sela  nuk e din as çka është BESA dhe me i pa besë se Ziadin Sela se besoj që ka ndonjë politikan në Maqedoninë e Veriut.

Ziadin Sela në fillim ia formoi qeverinë Zoran Zaevit me 61 vota dhe më pastaj perfundoi ashtu si perfundoi. Pas “dajakut” akuzoi VMRO-në se kanë dorë në këtë proces më pastaj perfundoi me po të njetit në kualicion lokal duke kënduar edhe hymnin në qendër të Tetovës.

Sela i shkeli të gjitha ato që thoshte për VMRO-në dhe filloi të akuzojë BDI-në  dhe LSDM-në për të njejtat derisa përfundoi aty ku nuk thuhet.

Për sa i përket fitores në komunen e Tetovës,  Ziadin Sela dhe ASH-ja as që kanë qenë në kombinim kanë qenë inengzistent pa struktura këtë gjë e din fort mirë edhe Sela edhe ASH-ja.

Dhe për fund shqiptarët kanë traditë “o ta falin gjakun o ta kërkojnë,  nuk kërkojnë dëmshperblim”  ka shkruar Fetai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit