Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeFermerët në protestë para Parlamentit Evropian

Fermerët në protestë para Parlamentit Evropian

Situata është përshkallëzuar në Bruksel, ku fermerët u mblodhën përpara Parlamentit Evropian, duke djegur traktorët. Edhe pse protestat e fermerëve nuk ishin në axhendën zyrtare për samitin e Brukselit, ata u mblodhën për të kërkuar të drejtat e tyre. Një mijë traktorë u mblodhën në vendin ku zhvillohet samiti, ndërsa protestuesit ishin kryesisht nga Belgjika. Fermerët rrëzuan një statujë historike në Sheshin e Luksemburgut, ndërkohë që u raportua edhe për përleshje me policinë. Ndërkohë, ditën e djeshme, fermerët francezë dhe belgë bllokuan një pikë kalimi në kufirin mes dy vendeve. Në Francë, situata u përshkallëzua edhe më shumë mbrëmjen e kaluar, me arrestimet e para të fermerëve që donin të bllokonin tregun Ranji, qendrën ushqimore të rajonit të Parisit. Gjithsej 91 persona u arrestuan pas një bastisjeje në ambientet e këtij tregu me shumicë, pas dëmeve të shkaktuara. Ndihma e shpallur nga qeveria franceze dhe koncesionet e Komisionit Evropian dhe importet nga Ukraina, duket se nuk i kënaqi fermerët, të cilët po mobilizohen edhe në Itali, Spanjë dhe Gjermani.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit