Tuesday, December 3, 2024
spot_img
BallinaSportFerhan Hasani Sërish Do Të Luaj Në Danimarkë!

Ferhan Hasani Sërish Do Të Luaj Në Danimarkë!

Ferhan Hasani edhe njëherë tjetër gjatë karrierës së tij do të provoj veten në Danimarkë, aty ku më parë kishte luajtur me gjigandët e Brøndby. 32-vjeçari, siç mëson “diasporapress.dk”, do të luaj me skuadrën e Helsingør, që garon në Ligën e Parë daneze.

Hasani tingëllon një emër i njohur për opinionin futbollistik në Danimarkë, kjo për shkak se i njëjti gjatë sezoneve 2013/14 dhe 2014/15 kishte luajtur me Brøndby, për tu rikthyer sërish te Shkëndija e Tetovës, me të cilën skuadër dy herë ishte shpallur kampion, njëherë kishte fituar edhe trofeun e Kupës, ndërsa gjithashtu në sezonin 2017/18 me 22 gola të shënuar ishte shpallur golashënuesi më i mirë.

Ai në vitin 2018 u largua sërish nga Shkëndija, për të vijuar karrierën në Arabinë Saudite dhe më pas edhe në Finlandë, aty ku me Helsinkin në vitin 2020 ishte shpallur kampion.

Nga Helsinku, karrierën e tij Hasani e vijoi në Superligën shqiptare, te skuadra e Partizanit, mirëpo duke mos lënë gjurmë, njëjtë sikurse edhe herën e fundit që luajti me Shkëndijën, ku në pamundësi për të treguar vlerat e tij të vërteta, vendosi që të ju lenë hapësirën futbollistëve të rinj.
Tashmë, Hasani do të luaj sërish në Europë, në një ksuadër modeste që edicionin që po lëmë pas nuk arriti të ngjitet në Superligën daneze, njëjtë sikurse edhe skkuadra e Sefer Eminit, Sonderjyske, ashtu që në sezonin e ri në Ligën e Parë daneze do të jemi dëshmitar të një derbi shqiptarë nga Maqedonia, Sonderjyske-Helsingor.

Ferhan Hasani siç mëson “diasporapress.dk”, me skuadrën e FC Helsingør ka nënshkruar kontratë deri me 30 qershor të vitit 2025.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit