Sunday, November 10, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteKasami, Ahmetit: Kësaj radhe nuk të shpëton dot askush nga humbja e...

Kasami, Ahmetit: Kësaj radhe nuk të shpëton dot askush nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme

Kësaj radhe nuk të shpëton dot askush nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme, kështu ka reaguar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ndaj deklaratës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ahmeti nga Tirana deklaroi se Lëvizja nuk ka “takat” që të ftojë tryezë të partive politike.

“Kryetari i BDI-së nga Tirana paska komentuar Lëvizjen BESA dhe “takatin” politik të saj. Po kjo BESË, me këtë “takat”, të mposhti dy herë radhazi në kryeqendrën e shqiptarëve të RMV-së – Tetovën.

Kësaj radhe nuk të shpëton dot askush nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme, kurdoherë që të mbahen ato!”, thuhet në reagimin e Kasamit.

Sot në Tiranë me ftesë të kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama po qëndrojnë kryetarët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja Besa ka refuzuar që të merr pjesë në këtë takim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit