Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeEsenca e vizitës në Qabe është pastrimi nga mëkatet, nëse Shaqir Fetahu...

Esenca e vizitës në Qabe është pastrimi nga mëkatet, nëse Shaqir Fetahu vazhdon me gabimet, mund ta prishë edhe “haxhillëkun”!

Kjo vlen edhe për vizitat në vendet e shenjta në Mekë e Medine, e veçanërisht për vizitën në Qabe. Para disa ditësh në Qaben e bekuar është futur edhe kryetari i BFI-së, Shaqir Fetau dhe ky lajm është shpërndarë nëpër disa media.

Lajmi për qëndrimin e Fetahut në Qabe është pritur me gëzim nga opinioni dhe nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët këtë vizitë të Fetahut e konsiderojnë si shpresë se ai tani do reflektojë dhe do të ndryshojë konform rregullave.

“Po presim me padurim vendimet e Reisit pas kthimit nga Qabeja. Shpresojmë se do të shohim Shaqir Fetahun e dikurshëm kur ishte shembull pozitiv dhe nuk e do e shohim më Shaqir Fetahun e vitit të fundit kur u bë shembull për të keq”, thonë zyrtarë të BFI-së për Zhurnal, por që nuk paraqiten me emër, sepse janë optimistë se kryetari do ndryshon së shpejti në kahje pozitive, siç presin edhe besimtarët .

Ata thonë se një nga vendimet e para që presin nga kryetari i BFI-së është të ulë pagën e tij, për të cilën mediumet kanë shkruar se e ka bërë 7.500 euro dhe të heq dorë nga beneficionet tjera të panevojshme.

“Udhëheqësi i besimtarëve duhet të janë shembull për modesti, e jo për përfitime marrëmendëse. Pastaj duhet të pajtohet e realitetin se duhet të tërhiqet dhe të shijojë pensionin, siç e parasheh edhe ligji edhe aktet normative të BFI-së. Vërtetë duhet të len gjurmë pozitive në fund të mandatit, nuk duhet të manipulohet nga politikanët që po e bindin se është i paprekshëm”, thonë këta zyrtarë të BFI-së.

Ata premtojnë se me ikjen e Fetahut, do të largohen edhe bashkëpunëtorët e tij të fotografuar me birra në tavolinë. Fotografi të tilla kanë arritur edhe tek Agjencia e Lajmeve Zhurnal, ku për habinë tonë vërehet edhe një nënpunës në myftinin, por në pritje të ndryshimeve pozitive, ato nuk i kemi publikuar duke mos dashur të bëhemi shkas për kompromimitim e askujt e as për thellimin e ndasive në këtë institucion. Qëllimi ynë as nuk ka qenë, e as nuk është që të dëmtojmë punën e bashkësive fetare, por të jemi korrektues të gabimeve dhe manipulimeve që bëhen shpeshherë edhe në emër të Zotit.

Njerëzit që pretendojnë se respektojnë urdhëratë e Zotit duhet të shquhen për modesti, e jo për luks. Duhet të shquhen për drejtësi, e jo për kërcënime e ofendimeve ndaj avokatëve, apo personave tjerë, që duan të mbrojnë dinjitetin e një institucioni fetar.

Kur bëjnë gabime duhet të kërkojnë falje dhe të tërhiqen nga vendimet e gabuara. Gjykata e vërtetoi me vendim të plotfuqishëm se një vendim të gabuar kryetari i BFI-së ka sjellur edhe ndaj myftiut të Tetovës, Qani Nesimi. Pse të mos del Shaqir Fetahu dhe të kërkon falje për të gjithë të shkarkuarve që ishin anëtar të Rijasetit si dhe kthimin e drejtorëve të cilët u shkarkuan në mënyrë jolegjitime, jolegale.

Nuk do të ishte ky nënçmim për Shaqir Fetahun, por vetëm një shenjë që do tregonte se udhëtimi i tij në Mekë nuk ka qenë vetëm shëtitje turistike, por një udhëtim frytëdhënës dhe mjaft përmirësues.

Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se nëse vazhdon me gabimet, mund ta “prishë haxhillëkun” dhe vizitat që ka bë në vendet e shenjta të mos kenë asnjë efekt në larjen e mëkateve, që (eventualisht) i ka bërë.

Poashtu presim edhe përmirësim të transpraencës në këtë institucion dhe përgjigje në pyetjet tona, që tani e dy javë (nga 28 dhjetori 2023) nuk po shohin “dritën” e përgjigjes prej BFI-së. Për hir të opinionit, po ua sjellim edhe një herë në vëmendje këto pyetje, që s’kan akoma përgjigje:

Te nderuar
Agjencia e Lajmeve Zhurnal, për nevojat e temës që jemi duke e trajtuar në funksion të rritjes së transparencës së institucioneve, u dërgon këto pyetje:

Sa është paga mujore e kryetarit të BFI-së, Shaqir Fetahu?
A është e saktë se për punën e tij të palodhshme kryetari Fetahu mer pagë mujore në vlerë 7.500 euro?
A i bëhet me vonesë paga mujore kryetarit të BFI-së, Fetahu?
Sa është paga mujore e imamëve dhe hatibëve të xhamive dhe sa muaj u vonohet atyre paga?
Pyetjet nuk janë të vështira, kurse përgjigjet mund të jenë edhe më të lehta, vetëm nëse ekziston vullnet dhe sinqeritet në BFI për të qenë transprent para opinionit, e para së gjithash, para besimtarëve ku ka raste edhe me ndihmë sociale, japin kontributin e tyre duke paguar anëtarësinë dhe obligimet tjera.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit