Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeEscobar për Kurtin: E ka marrë dialogun si një opsion “Po-Jo”

Escobar për Kurtin: E ka marrë dialogun si një opsion “Po-Jo”

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, rreth qasjes së tij në dialog.

Escobar tha se Kurti e ka marrë dialogun si një opsion “Po-Jo”.

Ai i dha mbështetje edhe deklaratës së Bashkimit Evropian, ku Kosovës i kërkohet angazhim i menjëhershëm për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shkruan Zëri i Amerikës.

“Jo. Nëse do të më duhej të thoja diçka, nuk do të jetë për një përqasje të re nga partnerët brenda dialogut. Ka ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”. Dhe e kam fjalën konkretisht për qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Dhe mendoj se deklarata e Borrellit ishte shumë e qartë. Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës. Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian”, tha Escobar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit