Esen Kazazi Santuri dhe Besnik Santuri, me origjinë nga Kosova dhe banim në Suedi, sërish morën pjesë në Kampionatin e Kosovës në golf.
Ata synojnë të arrijnë ngritje profesionale dhe suksese të reja gjatë vitit 2025.
Të dedikuar për lojën ashtu si për njëri tjetrin ata kanë për qëllim të arrijnë suksese edhe në skenën ndërkombëtare.