Instituti i politikave evropiane (EPI) sot do të informojë për pjesëmarrjen në para-sesionin e ardhshëm të ciklit të katërt të Rishikimit periodik universal të Kombeve të Bashkuara, i cili mbahet që nga viti 2012, një muaj para sesionit kryesor.
Hulumtuesit nga EPI do të marrin pjesë në para-sesion, ku do të prezantojnë situatat e konstatuara, konkluzionet dhe rekomandimet nga një koalicion i organizatave joqeveritare të vendit për disa të drejta të njeriut për periudhën që mbulon cikli.
Përfaqësuesit e EPI do të shpjegojnë formatin e Rishikimit periodik universal, raportin, rekomandimet dhe mënyrën e ndjekjes së rekomandimeve, si dhe disa nga situatat që do të prezantohen në sesionin në Gjenevë.