Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e artitEkspozitë nga koleksioni etnografik i Kristian Zefit, në Rothrist

Ekspozitë nga koleksioni etnografik i Kristian Zefit, në Rothrist

Kristian Zefi është një i ri me prejardhje nga Shqipëria, por i lindur dhe i rritur në Itali. Aktualisht ai jeton në Zvicër dhe dallohet për një pasion të veçantë. Ai ka krijuar prej kohësh një koleksion shumë të pasur me artefakte etnografike që tregojnë historinë e shqiptarëve dhe Shqipërisë, ndër shekuj.

Në këtë koleksion, Kristian Zefi ka mbledhur shumë veshmbathje, kostume tradicionale shqiptare, stoli, armë, gjësende që janë përdorur në përditshmëri etj. Në këtë mënyrë, duke i bërë bashkë dhe duke u kujdesur për to, ai u ka kthyer atyre vlerën që në kohën e sotme për shumëkë konsiderohej e harruar.

Pjesë nga koleksioni i kemi parë në aktivitete të ndryshme kulturore të komunitetit shqiptar në Zvicër por deri më tani nuk ka pasur ndonjë ekspozitë më gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye, nga fundi i tetorit 2024 në Rothrist (Kantoni Aargau) koleksionisti i ri do të hapë ekspozitën e parë ku do të paraqitet një pjesë e mirë nga koleksioni i tij privat.

Ekspozita mund të vizitohet më 26 dhe 27 tetor, me fillim në orën 9.00 dhe deri në orën 19.00 në Heimatmuseum të qytetit Rothrist.

Adresa: Bachweg 18, 4852, Rothrist

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit