Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeEksportet shqiptare drejt Maqedonisë po rriten, eksportet maqedonase po zvogëlohen

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë po rriten, eksportet maqedonase po zvogëlohen

“Në pesë muajt e parë të këtij viti, eksportet shqiptare drejt Maqedonisë u rritën me gati 1.7 miliardë lekë (15.7 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shqiptar të Statistikave, INSTAT, për tregtinë e jashtme, në periudhën janar-maj, në Maqedoni janë eksportuar mallra me vlerë rreth 9.2 miliardë lekë ose 82.2 milionë euro. Përkundrejt rritjes së eksporteve shqiptare, importi i produkteve maqedonase në Shqipëri është në rënie.

“Gjatë kësaj periudhe raportuese ka pasur rënie të importit të mallrave nga Maqedonia e Veriut për 813 milionë lekë (7,5 milionë euro). Sipas të dhënave, importet rezultojnë në shifrat 5.8 miliardë lekë (53.7 milionë euro) kundrejt 6.6 miliardë lekëve (61.1 milionë euro) sa ishte në pesëmujorin e parë të 2022”, thuhet në INSTAT.

Produktet më të eksportuara janë ende produktet e freskëta: domatet, kastravecat, peshku i freskët, agrumet e freskëta, produktet e brumit, etj.

Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011 tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe funksionon pa detyrime doganore.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit