Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeEkskluzive/ ASH në Kumanovë drejt përçarjes!

Ekskluzive/ ASH në Kumanovë drejt përçarjes!

Mbrëmja e 30 nëntorit e errët për të gjithë por për degën e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë ishte e kobshme pasi u dhanë publikisht sinjalet e para që kjo degë po shkon drejt përçarjes. Mbase, një plasaritje e tillë ka qenë e pritshme sepse pakënaqësitë në këtë degë kanë zanafillë më të hershme. Nga ajo që ka mësuar Zhurnal nga burimet e brendshme të kësaj partie bëhet fjalë për një rrugë që shpien drejt ndarjes në dysh të degës së ASH-së në Kumanovë, krahu i deputetit, Elmi Aziri, bashkë me kryetarin e degës, Arsim Hasani, dhe krahu tjetër i përbërë nga drejtori i NP “Tregjet”, Gëzim Kadriu dhe nënkryetari degës e këshilltari në Komunën e Kumanovës, Huzeir Mustafi. Ndarja e tillë është e pashpjegueshme dhe shumë e dëmshme për këtë parti, por që nuk dihet nëse ASH në mungesë të një “vrasësi” po shkon drejt “vetëvrasjes” politike me veprimet e pamenduara, të pamatura kohëve të fundit. Një gjë të tillë se kjo parti po “shtrydhet” e vulos edhe kjo përçarje në degën e Kumanovës. Pritet të shihet nëse kryesia e partisë do ta shuan “zjarrin” në degën e Kumanovës apo ndarja e tillë do të thellohet e zyrtarizohet, shkruan Zhurnal.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson ASH në Kumanovë drejt përçarjes –

Mbrëmë në qytetin e Kumanovës publikisht u vulos ndarja e degës së ASH, mbase ende nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar nga subjekti në fjalë apo dega. Por, nga ajo që ka mësuar Zhurnal kuptohet që tashmë frontet janë pozicionuar dhe në të njëjtën natë dega e ASH-së mban dy organizime krejtësisht të ndryshme.

Sipas burimeve të Zhurnal përbrenda kësaj partie flitet për krijimin e një fraksioni përbrenda degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë. Ndarja është në dysh, ku në njërën anë janë pozicionuar kryetari i degës dhe në të njëjtën kohë drejtor i Fondit Pensional, Arsim Hasani i shoqëruar nga deputeti Elmi Aziri. Në anën tjetër, qëndrojnë drejtori i NP “Tregjet”, Gëzim Kadriu së bashku me këshilltarin komunal, Huzeir Mustafa.

Mysafiri special i kësaj “ndarje” të degës së ASH-së në Kumanovë ishte ish kreu i ASH-së dhe kryetari aktual i Kuvendit të kësaj partie, Ziadin Sela. I cili me prezencën e tij tregoi edhe pozicionimin apo rreshtimin e tij në krahun që udhëhiqet nga deputeti Aziri dhe drejtori Hasani. Ndërkaq, mos prezenca e kryetarit të ASH-së lë të dyshohet që ky i fundit është i pozicionuar në krahun tjetër të udhëhequr nga drejtori Kadriu dhe këshilltari Mustafi.

Çfarë ndodhi në mbrëmjen e 30 nëntorit me degën e ASH-së në Kumanovë?

Asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa një ndarje që e kanë shndërruar si të zakonshme dhe normale partitë politike. Dega e ASH-së gjatë kohë ka pasur fërkime të brendshme dhe pakënaqësi që hera herës ka pasur tentime për shpërthime por gjitha situatat është tentuar të mbesin në sirtarin e problemeve të brendshme partiake. Por, kësaj here i erdhi fundi.

“Sonte në Kumanovë në një atmosferë mbresëlënëse e në prezencë të Kryetarit të Kuvendit të Aleancës Ziadin Sela, Sekretarir organizativ Isen Shabani, nënkryetarit të Aleancës Emi Aziri dhe Kryetarit të degës Arsim Hasani u mbajt Kuvendi i FRASH-it! Kryetar i degës së FRASH-it me 125 vota u zgjodh Driton Memeti, inxhinier i Informatikës! U zgjodhën edhe organet tjera të degës! Kumanova dëshmoi se është me Aleancën!” ka shkruar mbrëmë deputeti Elmi Aziri në rrjetin e tij social, postim i njëjtë i publikuar më vonë edhe në faqen zyrtare të partisë, Aleancës për Shqiptarët.

Nga ky njoftim kuptohet që në degën e ASH-së në Kumanovë është zgjedhur kryetari i ri i Forumit Rinor të degës së Kumanovës nga kjo parti. Por, të pranishëm në këtë përzgjedhje nuk ishin të gjithë anëtarët e degës. Se kush ka munguar e kush nuk është pajtuar me këtë vendim kuptohet nga organizimi apo takimi tjetër që është organizuar nga grupi i të pakënaqurve në degës e ASH-së.

“Sonte në zyrën e Aleancës për Shqiptarët dega Kumanovë u mbajt takim informativ dhe koordinues me strukturat e degës.Në takim prezentuan: Naime Islami Zeqiri- anëtare e kryesisë së ASH-së, Mirushe Bislimi Destani- kryetare e Asamblesë gruas, Egzon Isufi- kryetar i Forumit rinor, Gëzim Kadriu- anëtar i këshillit mbikëqyrës, drejtor i NP Tregjet, Huzeir Mustafi- nënkryetar i degës, këshilltar komunal, Burhan Aliti sekretar i degës, Faton Beluli sekretar organizativ i degës, Furkan Fetahu- kryetar i nëndegës Skenderbeu, Daut Shaqiri-kryetar i nëndegës Lagja e Trimave, Vasuf Isufi – kryetar i nëndegës Dardania, Avni Rramani kryetar i nëndegës Çerkez, Eroll Musliu kryetar i nëndegës Rramanli. Përfaqsues nga nëndega fshatit Llopat si dhe kuvendarë nga kuvendi i degës” kanë njoftuar dega e ASH-së në Kumanovë.

Kujtojmë që, të dy takimet janë mbajtur mbrëmë në të njëjtën kohë, takimi i grupit të Azirit ku i pranishëm ishe edhe Ziadin Sela, si dhe takimi i anëtarëve të pakënaqur të degës të përbërë nga bartësish të funksioneve publike dhe funksionarë të lartë të partisë. Dhe, kjo shënon edhe lëvizjen e parë publike për shprehje të pakënaqësive brenda degës. Nuk dihet nëse kryesia e partisë do të intervenojë drejtë pajtimit apo shuarjes së zjarrit brenda kësaj dege apo ndarja e tillë do të thellohet edhe më shumë. /Zhurnal.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit