Saturday, April 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeEkrem Hyseni: Diaspora është shtyllë e fuqishme e Republikës

Ekrem Hyseni: Diaspora është shtyllë e fuqishme e Republikës

Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, njëherësh kandidat për deputet, Ekrem Hyseni, ka marrë pjesë në Turneun e Ndryshimit, në Olten të Zvicrës.

Postimi i plotë i Hysenit:

Një ditë e veçantë në mesin e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, të cilët i dhanë mbështetjen e fuqishme ringritjes së Lidhjes.

Me praninë e tyre masive, dëshmuan se janë për ndryshim, janë për Rrugën e Re dhe këtë do ta bëjmë bashkërisht më 9 shkurt.

Roli i diasporës ka qenë jetik për ruajtjen e qenies dhe mirëqenies në Kosovë gjatë viteve ’90-ta. Ata dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në Rezistencën Aktkive Paqësore, së cilës i printe Ati themeltar i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Kontributi i njerzve tanë në diasporë nuk u ndal as pas lirisë e pavarësisë, ata ndihuman në ndërtimin e Kosovës së pasluftës.

Si atëherë edhe sot, diaspora është shtyllë e fuqishme e Republikës.

Kontributi i tyre është shtrirë në të gjitha dimensionet e jetës, prandaj edhe ky përbashkim i yni sot tregon se ata mbështesin fuqishëm një Kosovë për të cilën kontribuuan në vazhdimësi, e që do ta bëjmë bashkërisht, me në krye Dr. Lumir Abdixhikun.


ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit