Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeEditorial / DASH po spastron “kriminelët”, sepse qeveria e tashme nuk luftoi...

Editorial / DASH po spastron “kriminelët”, sepse qeveria e tashme nuk luftoi kundër krimit dhe korrupsionit !

Në momentin kur u pa se Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitete dhe vullnet të ballafaqohet me korrupsionin, i përveshi krahët partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shpëtuar demokracinë dhe për të nxjerrë të gjitha të zezat e të palarat në shesh. Pas futjes në listën e zezë të kryetarit të Strugës Ramiz Merko dhe familjes së tij, së fundmi Departamenti Amerikan i Thesarit e ka sanksionuar Jordan “Orce” Kamçevin nga Maqedonia e Veriut, me arsyetimin se e ka abuzuar pozitën që e ka pasur, shkruan “Zhurnal.mk”.

Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev “është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”.

Në njoftimin e lëshuar nga autoritetet amerikane, përmendet se Kamçev është shpallur fajtor në rastin “Parcelat e Vodnos”, sepse është përfshirë në një skemë për pastrim parash, të lidhur me blerje të paligjshme të tokës për ndërtim.

“Në një rast tjetër, Kamçev është deklaruar fajtor për shpërdorim të detyrës në rastin ‘Perandoria’, në të cilin ai është dyshuar për mashtrim, pastrim parash dhe krime tjera të lidhura me bizneset e tij”.

Në janar të vitit 2022, Kamçev është liruar nga paraburgimi me një garanci bankare prej 11 milionë eurosh.

Kamçev e ka përdorur ndikimin e tij dhe pasurinë për ta manipuluar sistemin e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, në të mirë të tij.

Ai është bashkëpronar i spitalit privat “Sistina” në Shkup, por edhe i shumë bizneseve tjera.

Sanksionet nënkuptojnë bllokimin e të gjitha pronave të tij në tokën amerikane si dhe Kamçevit i ndalohet të bëjë biznes me subjekte amerikane.

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Angela Ageler, ka reaguar në rrjetet sociale pasi pasi Thesari amerikan e ka futur në listën e zezë biznesmenin Jordan “Orce” Kamçev. Ajo ka shkruar se SHBA-të do të vazhdojë të synojë individë të korruptuar që minojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.

Bashkë me njoftimin për listën e zezë amerikane, Ministria për Punë të Brendshme njofton se kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, gjatë të cilave tashmë janë ndaluar disa persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “pastrim parash”.

Pas procedurës para-hetimore një mujore të koordinuar nga një prokuror publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është ndërmarrë një aksion nga MPB-ja dhe pas kallëzimit penal, prokurori i lëndës ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 15 personave, shkruan “Zhurnal.mk”.

Por, nëse analizohet veprimi i SHBA-ve, për Maqedoninë e Veriut në rrafshin politik këto lista të zeza janë një goditje e fortë për pushtetin e tanishëm por edhe atë të mëparshëm, sepse dëshmojnë se askush deri më tani nuk iu është qasur me seriozitet luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Lista e zezë amerikane do të zgjerohet në të ardhmen dhe duket se nuk do të ketë mëshirë për asnjërin. Çdokush që deri më tani ka bërë marrëveshje korruptive do të dalë para drejtësisë. Fillimisht amerikanët ua ndalojnë hyrjen në tokën amerikane, ua ndalojnë bashkëpunimin, por edhe në aspektin politik ua mbyllin karrierën. Është detyrë e gjykatave të Maqedonisë së Veriut që të veprojnë urgjentisht dhe duke bashkëpunuar me partnerët politik, të ngrenë aktakuzat e duhura dhe t’i fusin pas grilave të gjithë ata që kanë bërë zullum në popull.

Aktualisht, prioritet i bashkësisë ndërkombëtare janë ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, dhe pasi të kalojë kjo sfidë lufta ndaj krimit e korrupsionit do të duhet të jetë edhe më e ashpër.

Andaj, nëse drejtësia në Maqedoninë e Veriut nuk vepron me shpejtësi dhe me vendosmëri kundër krimit e korrupsionit, problemet politike në të ardhmen do të jenë edhe më të mëdha, shkruan “Zhurnal.mk”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit