Sot zyrtarisht nis fushata për zgjedhjet parlamentare. Në garën për zgjedhjet e 8 majit janë 17 parti politike dhe koalicione, të cilat në 20 ditët e ardhshme do të prezantojnë ofertat e tyre me të cilat synojnë votat e qytetarëve. Këto janë zgjedhjet parlamentare të 11-tat me radhë që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Fushata e zgjedhjeve parlamentare do të zhvillohet paralelisht me atë të zgjedhjeve presidenciale që ka filluar më 4 prill. Fushata për zgjedhjet presidenciale përfundon më 22 prill, pas çka pason heshtja parazgjedhore 48 orëshe. Por edhe përskaj heshtjes për presidencialet, fushata për zgjedhjet parlamentare do të zhvillohet pa ndërprerë.