Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Nju Jork, ku po i zhvillon punimet sesioni i 79’të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Rita Augestad Knudsen.
Teksa Kurti ka pritë disa liderë shtetesh në konsullatën e Kosovës në Nju Jork, bashkëshortja e tij Rita, ka kaluar kohë me shqiptare të suksesshme atje.
Një fotografi e postuar nga shqiptarja Alketa Xhafa, shihet në shoqëri të bashkëshortes së Kurtit Ritës dhe modeles Emina Çunmulaj. Fotografi e shkrepur nga Fadil Berisha.