Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëE rëndë në QKUK: Humb jetën fëmija 4-vjeçar nga Gjakova, u dërgua...

E rëndë në QKUK: Humb jetën fëmija 4-vjeçar nga Gjakova, u dërgua me lëndime trupore

Një fëmijë 4-vjeçar nga Gjakova ka humbur jetën në repartin e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej që dy ditë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se fëmija ishte dërguar atje pas disa lëndimeve që kishte marrë.

Pavarësisht intervenimit të mjekëve dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, fëmija nuk ka arritur që të mbijetojë.

Vdekjen e 4-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës, e të cilë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit